RRETH NESH

Projekti  “ Eastern Adriatic Monk Seal” është zhvilluar në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Fondacionit EuroNatur, duke synuar zgjerimin e njohurive dhe përvojës bazë që MOm / Shoqata Greke për Studimin dhe Mbrojtjen e fokës ka fituar në Greqi për rreth 30 vitet e fundit, tek organizatat e tjera kombëtare nga Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi, për të mbuluar gjithë bregdetin lindor të Adriatikut, ku kjo specie e rrallë ka filluar të shfaqet gjatë viteve të fundit.

logo MOm.png
ppnea logo.png
BIOM logo High Res.png
czip logo transparent.png
euronatur logo.png

The Eastern Adriatic Monk Seal Project website is managed by Euronatur Foundation

Address: Westendstraße 3, Radolfzell 78315, Germany

Phone: +49 (0) 7732 - 92 72 - 0
Fax: +49 (0) 7732 - 92 72 -22

www.euronatur.org/en
info@euronatur.org

PROJEKTI

Historiku

Foka e Mesdheut  (Monachus monachus) është specia më unike e detit Mesdhe. Gjithashtu është gjitari ujor më i rrezikuar në të gjithë botën. Sipas Listës së Kuqe të IUCN (2015) foka renditet me statusin “e rrezikuar”. Keqtrajtimi i gjitarit prej shekujsh ka ndikuar në zhdukjen e këtij lloji. Habitati i përshtatshëm për pushimin dhe riprodhimin e tyre (shpellat detare) është i kërcënuar nga aktivitetet humane si psh: zhvillimi i turizmit dhe urbanizimi, të cilat kanë çuar në dëmtim, shkatërrim dhe copëzim habitati.  Kjo gjë ndikoi në ndryshimin e sjelljes së gjitarit ujor duke i detyruar ato të pushtojnë shpellat detare të cilat nuk janë të përshtatshme për shumimin, duke e ulur në nivele të ulëta mbijetesën e të vegjëlve të tyre. Vrasjet e qëllimshme nga peshkatarët dhe mbytja aksidentale nga pajisjet e peshkimit janë probleme të tjera shqetësuese. Këto kërcënime po çojnë fokën e mesdheut drejt zhdukjes. Si pasojë, specia ka nevojë urgjente për masa të menjëhershme dhe efektive për menaxhim dhe ruajtje. 

 

Habitatet duhet të identifikohen dhe mbrohen, njerëzit duhet të informohen dhe sensibilizohen. 

Greqia me më shumë se 16,000 km vijë bregdetare ofron habitatin ideal për mbijetesën e fokës. Në këto territore, ka egzistuar një popullatë e vogël e cila prej vitesh po rimëkëmbet dhe po zgjerohet gradualisht falë mbrojtjes së vazhdueshme. Për të siguruar më tej mbijetesën e habitatit dhe të vet species, duhet ndërmarja e hapave afatgjate të cilat do të ndihmojnë specien të përhapet dhe të formojë një popullsi të shëndetshme. Në brigjet veriore të Greqisë, në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci, fokat aktualisht shihen vetëm në mënyrë sporadike më së shumti. Gjatë mungesës së fokës në këto territore, është rritur shumë ndjeshëm shfrytëzimi i peisazhit bregdetar i cili ka çuar në një ndryshim radikal të tij. Identifikimi dhe mbrojtja në mënyrë efektive e habitateve të qëndrueshme ka një rëndësi të madhe për mbijetesën e gjitarit ujor. Kjo është një nga prioritetet kryesore të ruajtjes. Përtej kësaj, rritja e ndërgjegjësimit të banorëve për fokën e Mesdheut, mbrojtjen dhe ekologjinë e tyre luan një rol të rëndësishëm. Bashkëpunimi midis popullatës bregdetare, operatorëve turistikë dhe peshkatarëve është i domosdoshëm dhe i vlefshëm për mbrojtjen e specieve.

Projekti

Projekti “Eastern Adriatic Monk Seal” është krijuar për tu njohur dhe përballur me mundësitë dhe sfidat e krijimit të rrethanave të cilat do të ndikojnë pozitivisht në rimëkëmbjen e fokës së Mesdheut në Adriatikun Lindor. 
Projekti filloi në Prill 2017 me organizatën gjermane, Fondacioni EuroNatur i cili mbështet organizatën Greke; Hellenic Society for Study and Protection of Monk Seal (MOm) në kryerjen e një studimi të vijës bregdetare rreth ishullit të Korfuzit në Jonin e Veriut, si dhe ishujt e tjerë ngjitur përreth. Për herë të parë, në këtë zonë u implementua statusi i përgjithshëm i ruajtjes së fokës së Mesdheut. Pjesa veriore e detit Jon është e rëndësishme pasi konsiderohet si habitati kryesor, i cili mund të ndihmojë në shpërndarjen e popullatës në kufirin verior me detin Adriatik. Rrezultatet e monitorimit konfirmuan për një shpërndarjë të fokës në pjesën veriore të detit Jon. 
Nisur nga ky fakt, faza tjetër e projektit, u përqëndrua në brigjet e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë. Si hap i parë, ekipi i projektit u zgjerua përmes bashkëpunimit me organizatat kombëtare nga secila prej të tre vendeve përkatëse. 
Një numër aktivitetesh janë realizuar për të lehtësuar dhe promovuar kthimin e fokës së Mesdheut në zonën e shpërndarjes së mëparshme të saj.

Ngritje kapacitetesh në zonë

Në bashkëpunim me specialistët grek, organizatat kombëtare mblodhën përvojën dhe njohurinë për zbatimin e masave afatgjata për mbrojtjen e shpellave detare  dhe të fokës së Mesdheut në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Kështu, një përhapje e fokave në zonat implementuese të projektit mund të jetë premtuese në vazhdimësi. Kjo përgatit terrenin për rimëkëmbjen e fokës si dhe krijimin e kushteve më të mira të mundshme për mbrojtjen në terma afatgjatë.

 

Ngritja e Rrjetit Kombëtar të Shpëtimit dhe Informacionit (RINT)

Krijimi i rrjetit RINT është një nga aspektet e rëndësishme të projektit. Objektivat e krijimit të këtij grupi, janë informimi i tyre rreth ekologjisë së fokës së Mesdheut nga grupi i punës së projektit si dhe sjellja e të dhënave për prezencën ose jo të fokës në zonë. Çdo kush mund të bëhet pjesëtar i këtij rrjeti, ata që jetojnë në bregdet, punojnë me peshkimin ose dhe ata që janë të interesuar për mbrojtjen e species. Koncepti është i bazuar në grupin RINT Grek, i cili është krijuar në vitin 1991. Rrjeti ka dëshmuar të jetë një burim i vlefshëm informacioni për vendet dhe të dhënat e vazhdueshme të prezencës së fokës, përfshirë dhe raportet e të vegjëlve të braktisur apo të dëmtuar të cilët kanë nevojë për kujdesin njerëzor.

 

Edukimi dhe Informimi

Takimi i palëve të interesit dhe informimi i tyre rreth rëndësisë së mbështetjes së tyre për suksesin e përpjekjeve të mbrojtjes së fokës është një aspekt kryesor i projektit. Në këtë formë, projekti parashikon shumëllojshmëri aktivitetesh informative, veçanërisht për grupet e interesit, si banorët lokalë, operatorët e turizmit, peshkatarët dhe zhytësit.

 

Identifikimi i habitateve të përshtatshme

Hapi i parë për të mbrojtur shpellat e përshtatshme detare për pushimin dhe lindjen e të vegjëlve të fokës, (habitati prioritar i BE-së lloji 8330) është zbulimi dhe identifikimi i habitateve kryesore. Për realizimin e kësaj, është monitoruar vija bregdetare nëpërmjet teknologjisë dhe vlerësimeve në zonë. Hapi tjetër është vlerësimi i statusit të ruajtjes dhe kërcënimeve të mundshme të shpellave detare. Bazuar në këto vlerësime, do të krijohet një listë e rekomandimeve për masat mbrojtëse të habitatit kritik të fokës së Mesdheut.

 

Krijimi i një plan veprimi për ruajtjen e specieve në zonat implementuese të projektit

Bazuar në përfundimet e punëve monitoruese në terren, qëndrimet e njerëzve dhe kuadrit ligjor do të hartohet një plan veprimi për ruajtjen e fokës së Mesdheut (Monachus monachus) dhe habitatit të tyre në pjesën e Adriatikut Lindor. 
Për më tepër, kërcënimet dhe sfidat që mund të pengojnë speciet nga përhapja dhe ri-kolonizimi janë identifikuar për të paraqitur një hartë rrugore për kërkime dhe aktivitete konservuese në Adriatikun Lindor.

 

Ku duam të jemi në fund të projektit…

Deri në fund të projektit tre-vjeçar, statusi i popullatës së fokës së Mesdheut në Adriatik Lindor do të njihet si dhe do të bëhet hartëzimi i habitatit nëpërmjet identifikimit të shpellave detare të përshtatshme për pushim dhe lindjen e të vegjelëve. Rekomandimet për masat e mbrojtjes do të hartohen dhe oganizatat kombëtare do të rrisin kapacitete për të zbatuar monitorimin e specieve dhe habitateve, si dhe për të zbatuar masat përkatëse të ruajtjes me mbështetjen e ekspertëve.

 

dhe më tej:


Duke shpresuar se projekti se do të vazhdojë në 2021 dhe rekomandimet e mbrojtjes do të zbatohen më tej për një situatë më të mirë, ku problematikat dhe sfidat të mund të kapërxehen për të mundësuar rritjen e një popullate të shëndetshme të fokave.